Pa prova/ Fredi Beleri dënohet me dy vite burg

0
171

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin, këtë të martë, duke e dënuar me 2 vite burg Fredi Belerin.

Në një deklaratë për mediat pas vendimit, avokati i tij Geni Xhyzari e cilësoi këtë një dënim politik me porosi të kryeministrit Rama.

“Ju e dëgjuat deklaratën e zotit Beleri dhe keni të gjithë diskutimin e tij. Nëse shikoni një moment sulm të zotit Beleri si e artikuloi kryetari i seancës që bëri gafën e radhës në fillim, ndërpreu diskutimin e zotit Beleri për të transmetuar tensionin që kishte jashtë këtij procesi  dhe tensioni i tij nuk na la të dyshonim që do e dënonin me 2 vjet. E padëgjuar të ndërpritet fjala e të pandehurit. Ky është vendim dhe dënim politik siç e porositi kryeministri, ashtu veproi dhe kjo gjykatë”.

Ai theksoi se “prezumimi i pafajësisë e sjell prokuroria që siç e patë nuk solli asnjë provë. 4 ditë është ndjekur nga polica, është skandali më i madh, por prokuroria ra nën presionin e policisë. Do ta ankimojmë vendimin”.

Në seancën e fundit, para se gjykata të tërhiqej për vendimin, Beleri u kërkoi drejtësi, duke thënë se nuk e gjente veten fajtor për asnjë akuzë. “E kuptoj shumë mirë që jeni nën presion të vazhdueshëm, por ky nuk është faji im. Është çështja e bashkisë Himarë, që nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesa. Konkluzionet e SPAK nuk mund t’i merrni parasysh”, tha ai.

 

GJKKO dënoi Belerin me 2 vite burgim, reagon Ministria e Jashtme e Greqisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here