Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është thirrur ditën e sotme në SPAK. Ai ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme gjatë mëngjesit të sotëm.
Burime bëjnë me dije se ministri është thirrur në lidhje me çështjen e inceneratorëve, marrëdhëniet me Klodian Zoton dhe procedurën e matësave të ujit kur ka qenë në Bashkinë e Korçës.
Më herët, gjatë periudhës 2017-2019, Peleshi ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ai po ashtu ka mbajtur detyrën e zv/kryeministrit në periudhën 2013-1017.