“Armiku ynë është Rama”/ Paloka: 20 shkurti ishte provë, ja si do vijojë aksioni opozitar !

0
111

Deputeti demokrat Edi Paloka, dha detaje lidhur me bashkimin e dy grupimeve të Partisë Demokratike, ku me ndryshimin e statusit të partisë nënkryetari i parlamentit Agron Gjekmarkaj dhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, bëhen nënkryetarë të PD.

Në një intervistë për MCN, në cilësinë e kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së, Paloka tha se pati diskutime nga të gjithë anëtarët e kryesisë dhe pati mendime të ndryshme.

Por sipas tij, të gjithë kishin një të përbashkët, domosdoshmëria e bashkimit të partisë.

“Në fund ramë dakord që propozimi i kryetarit Berisha dhe kryesisë të paraqitej para këshillit kombëtar si dispozitë tranzitore.

Kjo dispozitë në zgjedhjet e tjera që do të jenë e humbet fuqinë e saj. Ndryshimet në statut u bënë duke iu përshtatur kushteve.

Sot armiku ynë është Edi Rama dhe rezultati të ndarë veç e veç dihet për këdo.

Qëndrimi ndaj Bashës dhe Alibeajt është i qartë për ne, pasi shumë kohë më parë i kemi diferencuar.

Nuk e ka veten në dorë nuk e lë kush Bashën të bashkohet. Është i vetëpërjashtuar, është çështje e personalitetit të tij.

E para duhet të dalë dhe deklarohet pse i bëri këto që bëri kundër PD, për dy vite me radhë, pse e çoi PD në përçarje, pse mban ende me dhunë një vulë që nuk i takon.

Edhe deputetët që erdhën janë ata që drejtojnë betejën në parlament prej disa muajsh, ata drejtojnë luftën politike ndaj Ramës prej disa kohësh.

Lulzim Bashën e mban Rama në atë pozicion. Ne të hapur jemi, nuk ndalojmë askënd të vijë në PD.

A duhet të gjejmë forma për të afruar figura që mund të kenë një kërkesë më ndryshe, dakord.

Por të thuash që ne duhet të hapemi për të tjerët, ne nuk pengojmë njeri.

Ne gjithë kohën kemi ftuar që të afrohen në opozitë, ajo pjesë e njerëzve, intelektualëve dhe shoqërisë civile që e sheh se nuk mund të vazhdojë më me këtë qeverisje.

Edhe zbritja jonë në terren një nga qëllimet do të ketë bashkimin e strukturës, ku të gjithë janë të ftuar të konkurrojnë dhe të marrin pjesë në garën për kryetar.

Protestat do të jenë pjesë e aksionit qeveritar, 20 shkurti ishte provë. Nëse ne nuk bërtasim, nëse fëmija nuk qan, as për të pirë nuk i japin”, tha Paloka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here