‘Berisha ‘non grata’ pa prova’/ Ish-kongresmenia amerikane: Administrata e re do e heqi!

Ish-kongresmenia amerikane Vicky Hartzler, e ftuar në emisionin ‘ngA Kalaja’, me Aulon Kalanë, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me dizenjimin ‘non grata’ pa prova të lideri të opozitës Sali Berisha.

Sipas Vicky Hartzler, kjo gjë nuk është e drejtë dhe se me ardhjen e administratës së re në ShBA pas zgjedhjeve të nëntorit, ky dizenjim do të hiqet.

Vicky Hartzler u ndal edhe te Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke theksuar se është e zhgënjyer prej tij, pasi gjatë vizitës në Shqipëri nuk pati asnjë takim me opozitën, pasi ShBA mbështet demokracinë dhe se të gjithë zërat në Shqipëri duhet të dëgjohen.

Pjesë nga intervista: 

Kalaja: Lideri i opozitës në Shqipëri është shpallur person ‘non grata’ nga Sekretari Amerikan i Shtetit Entony Blinken. Keni një koment për këtë?

Vicky Hartzler: Kam dëgjuar më shumë për këtë ndërkohë që kam qënë në Shqipërië. Jam shumë e shqetësuar ndërsa e dëgjoj këtë gjë sepse duket sikur nuk ka prova apo evidenca për t’i dhënë atij një gjë të tillë. Nuk është e drejtë. Unë po shpresoj që me administratën e re do të kemi një Sekretar Shteti të ri dhe kjo gjë do të kthehet.

Kalaja: Në rast se do i referohemi vizitës së Sekretares së Shtetit, zonjës Hilari Klinton në 2012 kur lideri i opozitës ishte kryeministër, ajo thoshte që në rast se ju doni të shikoni një vend me demokraci të vërtetë inkurajuese, hajdeni në Shqipëri. Pas atij viti, zoti Berisha kalon në opozitë dhe nga opozita merr ‘non grata’ duke mos e qeverisur Shqipërinë. Pra kujt Amerike duhet ti besojmë në Shqipëri?

Vicky Hartzler: Duhet ta dini se ne mbështesim demokracinë dhe Amerika mbështet gjithmonë demokracinë. Duket sikur s’ka pasur evidenca të mjaftueshme për ta shpallur zotin Berisha ‘non grata’.

Kalaja: Para pak ditësh sekretari Entony Blinken vizitoi Shqipërinë por ai nuk shkoi në parlament për të mbajtur një fjalim si sekretarët e tjerët të shtetit dhe nuk e takoi opozitën. Keni ju një koment për këtë?

Vicky Hartzler: Jam e zhgënjyer që ai e bëri këtë gjë sepse unë besoj se të gjithë zërat në Shqipëri duhet të dëgjohen.

https://rumble.com/v4hnls6-kongresmenia-amerikane-administrata-e-re-do-e-kthej-e-zhgnjyer-nga-blinken.html

Share it :