Berisha: Rama korruptoi McGonigalin dhe ai u dënua me rreth 3 vjet burg. Kurse ky vazhdon të korruptojë McGonigalër të tjerë

0
119

Lideri i demokrateve Sali Berisha tha sonte para protestuesve se kryeministri arriti te korruptonte ish agjentin e FBI McGonigal, qe u denuar me 3 vite burg nga SHBA. Nderkohe ne Shqiperi nuk ndodhi asgje, ndersa tha se Rama vazhdon te korruptoje te tjere.

”Ndaj dhe çdo shqiptar, që e ndjen veten të detyruar ndaj këtij vendi, ndaj familjes, por edhe ndaj paraardhësve të tij, duhet të mobilizohet, duhet të bashkohet me ne, për të ecur drejt një qeverie teknike, e cila duhet të garantojë zgjedhje të barabarta, të ndershme, për të gjithë shqiptarët.
Vetëm ne mund të realizojmë këtë objektiv.
Të mos presim kurrë se do të vijë njeri të votojë për ne.
Të mos presim kurrë se Edi Rama nxjerr mësime nga krimet që ka kryer.
Por të marrim fatin tonë në dorë.
Edhe njëherë, të trokasim në çdo votë dhe në çdo zemër shqiptari.
Të bashkohemi në mosbindje civile me të gjitha metodat e saj gjersa të gjunjëzojmë këtë kalbësirë që përfaqëson krimin, përfaqëson shkelmimin e interesave të shqiptarëve, përfaqëson aleancën e pushtetit me krimin, përfaqëson pushtimin më të egër që ka shpopulluar shqiptarët ndonjëherë në historinë e tyre.
Me këtë rast, unë u bëj thirrje emigrantëve tanë, diasporës shqiptare, i rikujtoj diasporës rolin e saj të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste, mbajtjen gjallë të shpirtit të lirisë.
Por i them nga ana tjetër se kjo diktaturë që bazohet në aleancë me krimin, vjedhjen e shqiptarëve dhe drogën, ka fuqi shkatërrimtare po aq të madhe dhe më të madhe se diktatura komuniste.
Vërtet kjo nuk ka kampe përqendrimi dhe skuadra pushkatimi, por kjo ka banda ekzekutimi, ka skuadra të rrëmbimit të votave, ka polici politike të votës, ka gjykata dhe prokurori identike me ato që kishte diktatura e parë.
Mos harroni të dashur shqiptarë kudo që jeni: Kryeministri aktual korruptoi McGonigalin dhe ai u dënua me rreth 3 vjet burg. Kurse ky vazhdon të korruptojë McGonigalër të tjerë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here