Brisida Shehaj: Tigri 1 dhe 3 në Vlorë do të përfundojnë për skrap, si rafineria e Fierit

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj duke folur për dy anijet ‘Tigri 1 dhe 3’ për prodhimin e energjisë është shprehur se kostoja e prodhimit të energjisë së tyre është e lartë.

E ftuar në emisionin ‘Taks Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Shehaj tha se dy anijet do të përfundojnë për skrap, siç përfundoi edhe rafineria e Fierit.

Shehaj u shpreh se Belinda Balluku duhet të ulë humbjet në rrjet që, siç tha ajo “i ka në mënyrë skandaloze”.

‘Kush biznesmen serioz, i huaj apo shqiptar bën një investim, siç thoshte Balluku aty, siç tha ajo, dhe po falka ca lek. Sipas Ballukut, e la Gjermaninë dhe erdhi tek ne.

Balluku nisi dhe me historinë e TEC të Vlorës, që tha se ata që e bënë e bënë gabim se nuk funksionin.

Po Ballukut apo Damianit, kush ju dhimbs nga ministrat e PD-së që nuk i kallëzuan.

Se investitorëve të huaj po ju dhimbset Belinda dhe Rama dhe po na falin lek. Belindës kush ju dhimbs.

Nuk arrij të kuptoj, do ti mbajë Kesh apo do ti mbajë Kesh. Kush do ti japë me 1 euro me qera, do të ja japë shtetit të prodhojë energji.

Në radhë të parë ato nuk janë rentabël për shkak të çmimit të naftës që kemi, kur e krahason me çmimin e energjisë. Kriza aq ishte.

Belinda të ulë humbjet në rrjet që i ka në mënyrë skandaloze, që janë investuar 1 miliardë euro nga OSHEE dhe të tjera, kështu që Belinda të bëjë këto.

E dyta të deklarojë bilancet e Kesh se do të ishte mirë, do të ishte shumë mirë sepse aty do ta kuptojmë ne se si funksionon.

Unë lexova para disa ditësh se është bërë një procedurë prokuruese për blerje nafte.

Qëllimi real i këtyre ishte që u morën këto karakatina me qëllimin kryesor për të mbetur këtu tek ne dhe ke për të parë që do të përfundojnë dhe këto si rafineria e Fierit’, – tha Brisida Shehaj.

Share it :