Fshihet njoftimi/ Çfarë fshihet pas mbylljes me 4 vite të Muzeut Kombëtar?

Vishet me mister projekti për restaurimin e Muzeut Kombëtar. Ditën e sotme, drejtuesit e muzeut dolën me një njoftim për mediat, ku bënin me dije se godina do të mbyllet për 4-vite dhe nuk do të jetë e aksesueshme për publikun. Kjo sipas tyre, do të bëhet sepse muzeu do i nënshtrohet një procesi restaurimi, por njoftimi rezulton se është hequr.

Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028”, thuhej në njoftim, në faqen e Muzeut në Facebook.

 

Por ky njoftim solli një reagim të ashpër publik nga eksperte te fushes, gazetare dhe qytetare.

Mos vallë edhe Muzeu do të ketë fatin e Kullës së Sahatit dhe të Teatrit Kombëtar? Mos vallë do rrethohet nga kulla? Akoma nuk dihet, por ajo që shton më shumë misterin është se pse reagimi në Facebook është zhdukur.

 

 

Share it :