Gjergj Zaharia mohon akuzat e Princ Lekës për dhunë: Ai është 2 metra, unë s’qëndroj dot në këmbët e mia

0
113

Babai i Elias, Gjergj Zaharia, ka hedhur poshtë akuzat e Princ Lekës. Ai ka mohuar në polici të ketë sulmuar Princin, duke deklaruar se është i moshuar dhe kjo nuk është e mundur fizikisht.

“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, thotë Gjergj Zaharia.

Princ Leka dhe Elia Zaharia, janë në proces divorci, pas 7 vitesh martesë dhe më shumë se një dekadë histori dashurie.

Ndërkohë, që vajza e tyre Geraldina Zogu, është në kujdestarinë e të ëmës, Princ Leka, po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here