Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Çukas të Fier-Sheganit.
Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe shkak janë bërë disa prona. Pas përplasjes fizike njëri prejt tyre e ka qëlluar me sëpatë tjetrin, dhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me armë.
Të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
“Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, njofton policia.