Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në Vlorë këtë të mërkurë, pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët.

Burime policore thanë se viktima është një i moshuar i paralizuar.

Dyshimet paraprake të policisë janë se flakët në banesën private në zonën e ish-kapeles janë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

“Rreth orës 11:35, në lagjen ‘Osman Haxhiu’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Th.L., rreth 70 vjeç, (tetraplegjik), i cili për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi zyrtarisht policia.

Share it :