Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me vendimin e mazhorancës socialiste për të kaluar në Kuvend ligjin për Burimet Ujore.
Në rrjetin e tij social Malltezi shprehet se ligji kaloi partizançe, pa asnjë konsultim, ndërsa shtoi se ligji i mëparshëm ndalonte ndërtimet në brigjet e lumenjve dhe 100m e parë të vijës bregdetare.Ndryshimet në ligjin e ri sipas Malltezit u bënë për të ngritur gardhe nëpër plazhe për hajdutët strategjik.
Reagimi i plotë i Jamarbër Malltezit
Atë që e ndalonte ligji tani e kalon Maliqi Edvin me KKT! Sot kaluan partizançe, pa asnjë konsultë Ligjin e ri për Burimet Ujore. Ka qenë në fuqi ligji për burimet ujore që (1) ndalonte ndërtimet në brigjet e lumenjve dhe 100m e parë të vijës bregdetare dhe (2) ruante konceptin e servitutit ne brigjet pra nuk lejonte gardhet në plazhe! Por paçka se bëmë 3 padi në SPAK, mender jush ssssskape! u kthye në letrën higjienike të Edi Ramës e nuk vepron se ka frikë. Tani po ndryshojnë ligjin për të ngrit gardhe plazheve të hajdutëve strategjikë. Atë që e ndalon ligji po e lejojnë që ta kapërcejë KKT e banditëve në pushtet. Ja 2 foto nga historiku në facebook për ilustrim si edhe Neni 8 që kaluan sot për të kapërcyer shkeljet ligjore që kishin kryer deri sot.