Berisha: Arsimi do jetë çështja më serioze e programit të PD! Rrogat e mësuesve do të shkojnë drejt trefishimit

0
99

Kryetrari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar ka uruar të gjithë mësuesit për festën e 7 Marsit.

Berisha ka shtuar se sot kjo ditë në të cilën ne duhet të kremtonim, duhet të nderonim arritjet e një viti të arsimit tonë, të shkollave dhe universiteteve tona, për fatin tonë më të keq, ne renditemi sot, të detyruar degradimin, rrokullisjen e paimagjinueshme të arsimit tonë në këto vite.

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar, ka folur për mësuesit në ditën e tyre të 7 marsit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, rrogat e mësuesve janë ulur me 40 për qind në këto 4 vite, ndërsa rrogat e zyrtarëve të lartë janë rritur me 2-3-fish më shumë.

Gjatë fjalës në tubim, Berisha është shprehur se doktrina e Marksit predikonte një njeri pa fe, një njeri pa atdhe, një njeri të ri, i cili hante njeriun tjetër, doktrina e Xhorxh Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit, predikon konflikte të tmerrshme sociale, zhdukje të gjinive njerëzore, shkatërrim përfundimtar të familjes dhe vlerave të saj.

Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se arsimi do të jetë çështja më serioze e programit të Partisë Demokratike. Në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’ në mbështetje të liderit të opozitës, Berisha premtoi se me ardhjen e PD në pushtet, rrogat e mësuesve do të shkojnë drejt 3-fishimit.

 

”Thirrja ime për çdo mësuese dhe mësuese, në emër të interesave të nxënëseve dhe nxënësve tuaj, studenteve dhe studentëve tuaj, angazhohuni me ne në betejën pa kthim dhe ju garantoj ju se përsëri për PD, arsimi do jetë çështja më serioze e programit të saj.

Përsëri mësuesi do vendoset në piedestalin që meriton.

Përsëri investimet për arsimin do të dy dhe trefishohen.

Të parat rroga që do dyfishohen dhe do ecin drejt trefishimit, do jenë rrogat tuaja, rrogat e mësuesve.

Se shkolla do jetë model në çdo lloj aspekti dhe se programet tuaja do jenë programet e të ardhmes së vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

O sot o kurrë, është koha juaj mësuese dhe mësues, të mos pajtohemi më tej me këtë të keqe të madhe, me këtë plagë të tmerrshme që rrjedh çdo ditë, por të bashkohemi dhe t’i japim atë që meriton kësaj bande pa ligj, pa moral njerëzor, që po shkatërron arsimin dhe çdo gjë në këtë vend.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here