Një bazë armatimesh të rëndë, që do ta kishte “zili” edhe vetë Policia është gjetur mesditën e sotme në Babicë të Madhe të Vlorës. Në pranga ka rënë Luçiano Deraj, një personazh i cili për uniformat blu është i lidhur me grupe kriminale.
Në konferencën për mediat që pati policia e qytetit bregdetar njofton se i arrestuari ka lidhje me 2 ngjarje kriminale të ndodhur në Vlorë, pa dhënë detaje se për cilat bëhet fjalë. Nga ana tjetër, kanë dyshime të forta se ky grup kriminal po përgatitej për një vrasje, megjithatë hetimet vijojnë.
Mes armëve të gjetura janë snajper, pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska, çifte, radiomarrëse mina me telekomandë, çelësa automjetesh, teksa u zbuluan dhe targa të shumta, maska silikoni.
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/03/07/dyshohet-anetar-i-nje-grupi-kriminal-kush-eshte-i-arrestuari-per-bazen-masive-te-armeve-ne-vlore/
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/03/07/gjendet-arsenal-armesh-ne-vlore-arrestohet-nje-person/