Dyshohet anëtar i një grupi kriminal, kush është i arrestuari për bazën masive të armëve në Vlorë

Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës në lidhje me bazën e armatimit. I arrestuari është shtetasit, Luçiano alias Albano Deraj.

Policia e Vlorës sqaroi se Deraj ruante bazën e armatimit dhe se dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal.

Ka dyshime se armatimet mund të jenë përdorur për 2 ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në qytetin e Vlorës. Deraj rezulton të jetë arrestuar edhe në Itali në tetor 2014 me arme dhe 34 kg marijuanë.

Share it :