Kryetarja e PD-së në Himarë, Afrovita Dhimojani e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se jo vetëm Beleri, por edhe PD dhe PL në Himarë ishin në përgjim.
Dhimojani: E tërë vëmendja është se Bashkia e Himarës del që është një bashki e cila ka një potencial të madh ekonomik.
Kjo qeveri po bën ç’mos duke përdorur sistemin e drejtësisë që të bëjë të pamundur marrjen e detyrës nga Beleri.
Bashkia e Himarës është një bashki që ka vijën bregdetare me potencialin më të madh ekonomik në Shqipëri.
Jo vetëm Beleri, por i gjithë grupi edhe neve si PD edhe PL edhe stafi im më i ngushtë, të gjithë grupi ishim në përgjim dhe në survejim.