Kërkon të marrë dosjen, Beqaj refuzon të paguajë 1.2 mln lekë taksë

0
99

Ilir Beqaj refuzon të paguajë 120 mijë lekë, taksë, për marrjen e akteve të dosjes hetimore të tij nga SPAK, për çështjen e sterilizimit.

Ish-ministri i kërkon gjykatës të detyrojë SPAK-un, t’i japë aktet e dosjes pa paguar shpenzimet proceduriale paraprakisht. Shuma që i është kërkuar Beqajt, si kosto printimi, është 120 mijë lekë të rinj, bazuar tarifave të institucionit.

Seanca e sotme, ku Beqaj nuk ishte prezent, por u përfaqësua me avokat, u shty për një datë tjetër për t’i dhënë kohë kërkuesit të paraqesë provat në formën e kërkuar nga ligji.

Gjatë seancës, avokati i tij ka pretenduar se duke qenë person në hetim nuk duhet të paguajë për të marrë aktet e dosjes dhe se shpenzimet proceduriale mund të paguhen vetëm në fund të procesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here