Nënkryetari i Partisë Demokratike, Garment Bardhi, deklaroi për mediat pas mbylljes së seancës se votimi për projektligjin e investimeve startegjike nuk quhet i vlefshëm pa dalë rezultati, pasi në sallë për prezencë u tha se ishin 68 deputetë dhe që të nisë votimi duhen 71 deputetë. Bardhi tha se nga ligji përfitojnë vetëm 5 oligarkë dhe 3 grupe kriminale.
‘Në këtë seancë nuk kishte kuorum për votim. Që të hapet procesi i votimit duhet të kenë votuar pro 71 deputetë. Deklarohet që janë 68, por kjo nuk e ndal vrullin për të miratuar ligjin për investimet strategjike që është në interes të një grushti oligarkësh. Sot ishte përfaqësuesja e 5 oligarkëve që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike dhe 3 grupeve kriminale që përfitojnë nga ky ligj. Dua të deklaroj që sipas rregullores dhe kushtetutës asnjë nga aktet ligjore që kaloi në seancë pa u shpallur votimi nuk quhet i vlefshëm.’, tha Bardhi.