PS nxiton të miratojë ligjet/ Bardhi-Felajt: Po falsifikon votimin, nuk ke kuorum

0
116

Teksa zv.kryeparlamentarja Ermonela Felaj ka vijuar taktikën e Nikollës për të kaluar në votim rendin e ditës dhe projektligjet me shpejtësi, nënkryetari i PD Gazment Bardhi e ka akuzuar se po kryhen vepër penale.

Bardhi iu drejtua Felajt duke i thënë se po falsifikon votimin, pasi në sallë ka 68 deputetë. Demokrati tha se qartazim, Felaj po shkel Kushtetutën.

“Po falsifikon votimin. Nuk ke kuorum. Ke 68 deputetë në sallë. Po kryen vepër penale. Po shkel Rregulloren, neni 55 pika 4. Po shkel Kushtetutën. Nuk ua falim këtë”, ka thënë Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here