Diten e djeshme gazeta standard botoi nje shkrim lidhur me vonesat e fluturimeve te kompanise Wizz Air, ku sipas te dhenave te bera publike nga portali eskluzive.al, rezultoi se kjo kompani ka pasur me shume problematika te tilla se te gjitha kompanite e tjeta ajrore qe ulen e ngrihen ne aeroportin “Nene Tereza”. Lidhur me kete shkrim ka pasur nje reagim nga kompania, duke thene te verteten e saj. Ne padyshim e publikojme edhe kete reagim si replike ndaj shkrimit tone dhe ju mbetet shqiptareve qe fluturojne te thone te verteten e tyre.
REAGIMI
Pershendetje perfaqesues te Standard.al,
Lidhur me publikimin e dites se djeshme per Wizz Air, me poshte lutem gjeni komunikimin zyrtar te kompanise ne shqip dhe anglisht.
“Pas shqyrtimit të artikullit të publikuar në Ekskluzive.al ne duam të shprehim mospajtimin tonë të fortë me konkluzionet e shkruara në raport. Numrat që shkruhen në artikullin tuaj nuk përputhen me të dhënat tona. Për më tepër, Wizz Air i mohon akuzat për “vjedhje” apo “shkelje”, të bëra pa asnjë provë mbështetëse.
Ndërsa ne e pranojmë se sezoni i verës së vitit 2022 nuk ishte plotësisht në standardet tona, ne kemi investuar më shumë se 100 milionë euro për t’i zgjidhur këto çështje. Wizz Air ka operuar rreth 25,000 fluturime nga dhe drejt Shqipërisë gjatë periudhës janar – dhjetor 2023 (tri herë më e lartë se shifra 7,928 e shkruar në artikull), krahasuar me 16,000 në vitin 2022, një rritje me 56%. Në të njëjtën kohë kompania ka përmirësuar ndjeshëm edhe performancën e saj operacionale, duke e çuar përqindjen e fluturimeve të përfunduara plotësisht në 99.41% (krahasuar me më pak se 99% në 2022). Kompania ka përmirësuar gjithashtu edhe përqindjen e flutrimeve që kryhen në kohë me 13.5%.
Wizz Air renditet në top treshen e të gjithë linjave ajrore në Europë në vitin 2023 për fluturimet e nisura në kohë dhe për numrin e ulët të anulimeve.
Në vitin 2023, kompanisë Wizz Air ju duhet të anulonte 15% fluturime më pak se në vitin 2022, kryesisht për shkak të grevave të kontrollorëve të trafikut ajrore dhe mbylljeve të aeroportëve, arsye të cilat, për fat të keq, janë jashtë kontrollit të çdo linje ajrore. E përkushtuar për të ofruar mbështetjen më të mirë të mundshme ndaj klientit, Wizz Air ofroi ndryshimin e biletave pa pagesë, rimbursim të plotë në formën origjinale të pagesës, ose rimbursim 120% kë kredit WIZZ për të gjithë pasagjerët e prekur, që përbën 0.7% të së gjithë pasagjerëve që Wizz Air ka transportuar nga dhe drejt Shqipërisë vitin e kaluar.”
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/03/06/wizz-air-kompania-me-me-probleme-per-vitin-2023-udhetare-me-shume-ne-toke-se-ne-ajer-anullime-te-papritura-te-fluturimit/