Suedia hyn zyrtarisht në NATO, bëhet vendi i 32-të anëtar i aleancës

Suedia është tashmë zyrtarisht anëtar i aleancës ushtarake perëndimore NATO.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka qenë sot në Uashington për të dorëzuar dokumentet përfundimtare për këtë çështje.

Kjo do të thotë se nëse Suedia sulmohet, anëtarët e tjerë të aleancës do të jenë të detyruar ta mbrojnë atë sipas artikullit 5 të aleancës.

Duke folur pas pranimit të Suedisë, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se aleanca e NATO-s është tani më e fortë dhe më e madhe se kurrë.

 

 

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshëndeti vendimin si “historik”.

Share it :