“Berisha njeriu më i fuqishëm në PD”, Bardhi: Bashkimi i opozitës është një lajm i keq për PS !

0
119

Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, ka deklaruar se Sali Berisha është personi më i fortë në PD.

I pyetur për deklaratat e tij kundër Berishës, Bardhi tha se ato i ka bërë në një kohë që besonte se PD pa Berishën do të ishte më e fortë, por humbja në zgjedhjet e 14 majit treguan se ishte i nevojshëm bashkimi.

Bardhi: Unë kam bërë një betejë të brendshme me Berishën. 14 maji dhe më pas tregoi që… unë besoja se pa Berishën PD mund të ishte më e fortë, por rezultati se ne kishim humbur 300 mijë vota nga zgjedhjet paraardhëse. Kështu, kur ti bën këtë lloj bilanci dhe kujtohesh se për çfarë e kamë bërë betejën me Berishë? Për pozicionin tim? Jo, por për të forcuar PD. Por kur shikon që rezultati është e kundërta e asaj që ke menduar, sigurisht që do të ndryshosh. Berisha është personi më i fuqishëm në PD. Unë kam besuar dhe luftuar për atë rrugë dhe kam thënë që shumica e PD nuk mendonin si Bardhi. Në këtë moment mendimi im në PD është pakicë. Qëllimi im është të bëjë çdo forcim për të forcuar PD dhe për ta zgjuar. Duke bashkuar forcat, një bashkim në diversitet. Unë dhe deputetë do i qëndrojmë aktit tonë të bashkimit.

Janë rreth 43 apo 44 deputet, por unë nuk e i quaj kolegët numra. Në grupin Parlamentar jemi 85 apo 90% të deputetëve. Është dhe një pjesë e vogël e deputetëve që është rreshtuar pranë Lulzim Bashës. Uroj që edhe ata t’i thërresin arsyes. Rreth 95% e bazë së anëtarësisë është e bashkuar. Ky është një lajm i mirë dhe një lajm i keq për PS. Ndërkohë është një numër i vogël veç, por edhe ajo pjesë do të ndërgjegjësohet dhe të bashkohen kundër Edi Ramës. Detyra jonë është t’i shërbejmë PD dhe mbi të gjitha Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here