Dita Ndërkombëtare e Gruas/ Osmani: Sot, nesër e çdo ditë, me ju dhe për ju

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Përmes një postimi në Facebook, Osmani shprehet se sot kujton të gjitha ato gra dhe vajza të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

Osmani shkruan se në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shënohet arritja e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.

POSTIMI I PLOTË:

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shënojmë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.

Sot kujtojmë dhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju!

Share it :