Korreshi publikon foton e Alibeajt: Pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng ref. zgjedhore

Prej disa ditësh po përflitet se Partia Socialiste është duke negociuar në sekret të plotë pazarin për Reformënb Zgjedhore me Bashën.

 

Luli ka tentuar të mbajë në fshehtësi pazarin, po Elisa e Ramës e ka dekonspiruar disi kur deklaroi se, PS nuk ka përse të negociojë me opozitën për një reformë zgjedhore, që ajo tha se është publike.

Në lidhje me këto zhvillime, deputeti i Partisë Demokratike Saimir Koreshi ka ironizuar Alibeajn. Ai ka publikuar një foto të Alibeajt në kafe, me një person tjetër që është duke u larguar, që pretendohet se është përfaqësues i PS-së.

POSTIMI

Pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng bashkërisht reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës.

Nëse nga dialogu në institucione sheh se po humb rolin e zarit që mban peng opozitën, shqetësohesh dhe sdi ca flet, quan “pazar” kontrollin parlamentar ndaj Edi Ramës, quan “pazar” heqjen e mundësisë për bllokimin e reformës zgjedhore.

Pastaj zgjohesh dhe i fut edhe nje status: Jam dhe ndjehem “Princ i Spanjës”! Askush nuk mund të flas në emër të “Spanjës”

 

Share it :