Kreu i PL zhvilloi nje takim me strukturar ne qarkun Fier ku tha se pensionistët sot po vuajnë pasoja të mëdha shëndetësore, për shkak të pamundësisë së tyre për të paguar faturat e energjisë elektrike.
“Por ka akoma edhe më tej raste dhe më të rënda dhe pikërisht këtu në Qarkun e Fierit, me pasoja tragjike, kur një pensioniste 66 vjeçare humbi jetën nga i ftohti, sepse nuk paguante dot faturat e energjisë, apo rasti i kryefamiljarit nga Lushnja që vari veten, sepse ishte arrestuar për lidhjen e paligjshme të energjisë, të cilën nuk kishte mundësi ta paguante.
Janë këto disa nga arsyet që ne kemi paraqitur paketën e propozimeve për uljen e çmimit të energjisë për familjarët dhe veçanërisht për pensionistët, pensionet e ulëta të të cilëve nuk u mjaftojnë as për t’u ushqyer. Sepse 60% e pensionit mesatar shpenzohen vetëm për ushqim, ndërkohë shpenzimet për energjinë janë rritur 60% sipas OBSH-së, pjesën më të mirë të barnave shteti nuk ua rimburson, edhe energjinë nuk e paguajnë dot. Dhe për pasojë u përkeqësohet gjendja shëndetësore dhe humbin dhe jetën.
Ndaj jemi shumë të angazhuar për ti dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë pensionistëve. Ky është një përkushtim programtik i Partisë së Lirisë, e cila do të imponojë me çdo çmim një sjellje krejt tjetër ndaj moshës së tretë, sepse janë njerëzit që kanë kontribuar kaq shumë për këtë vend.”