Rektori punëson ortakun që të ndajnë tenderat e universitetit, sikurse aksionet e kompanisë !

Referuar pasurisë së rektorit të Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, e kalon mbi 1 milion euro të deklaruara në ILDKP, por nuk dihet sa ka të padeklaruara. SPAK dhe Gjykata e Posaçme duhet ta kishin arrestuar për dy raporte të KLSH-së për aferën e sterilizimit ku ai rezulton se ka hartuar kosto të larta fiktive të tyre, sepse duke u lënë i lirë, rektori Arbën Gjata nuk po ndalet në batërdinë që po bën me fondet e Universitetit të Mjekësisë, duke emëruar miqtë, shokët dhe ortakët e tij shefa tek fondet e universitetit.

Në urdhër numër  175, datë 17 nëntor 2023, rektori Arben Gjata ka lajmëruar në detyrën ‘shef tenderash’ dhe ‘shef koordimimi dhe administrimi’ të krejt aktivitetit të universitetit mjekësor, me afat të pacaktuar, biznesmenin Artian Plasari, i cili prej 15 vitesh është ortak tek klinika private ‘Albanian Medical Group’.

Sipas urdhërit të rektorit Arben Gjata, ortaku i tij Artian Plasari është emëruar koordinatori i rektorit dhe shef sektori në drejtorinë ekonomike, me pagë bruto 1 milion lekë. Mirëpo emërimi i tij nuk ka lidhje me pagën por me tepsinë e tenderave dhe fondeve të Universitetit mjekësor. Në të vërtetë, e vërteton pika numër 5 e urdhërit të rektorit ku thuhet se vendimin e emërimit do ta bëjë drejtoria ekonomike dhe administratorja e universitetit mjekësor.

Kjo do të thotë se ortaku i rektorit nuk do jetë thjesht koordinator, por kalkulator i tenderave.

Këtë e vërteton edhe shkresa numër 303, datë 18 nëntor 2023 e administratores së Universitetit mjekësor, Marigo Jaupi të cilën njofton drejtorinë ekonomike se me urdhër të rektorit Arben Gjata, specialisti Artian Plasari është emëruar në sektorin e tenderave si përfaqësuesi i rektorit dhe shefi i sektorit të koordinimeve të punëve në Universitetin e Mjekësisë.

Madje në fund të urdhërit, administratorja Marigo Jaupi e konsideron veten autoritet kontraktor sikur emërimi është tender, por ka thënë të vërtetën që emërimi i Artian Plasarit është pazar tenderi i rektorit Arben Gjata.

Sipas regjistrit të APP, gjatë afro 4 muajve në sektorin e tenderave në Universitetin e Mjekësisë, Artian Plasari, me bekimin e rektorit Arben Gjata, ka sajuar 22 tendera për blerje pajisjes mjekësore, materiale shërbimesh fiktive, emërimin e ortakut të tij, rektori zhambaz me pasuri sheikësh Arben Gjata ka bërë 5 muaj pasi SPAK e ka marrë të pandehur me masë penale, detyrimin paraqitjeje për 80 milion euro  më tepër se kostoja reale në koncensionin e sterilizimit.

Ilir Beqja e emëroi kryetar komisioni të planit financiar, duke vijuar me skandale të tjera.

 

Share it :