Xhaferri: Tirana pa Muze Historik, por Muze i hapur i kullave të krimit dhe korrupsionit !

Nga Besart Xhaferri:

Një artisti të dështuar që nga shitës ikonash të vjedhura në Francë u katapultua Ministër Kulture, i ka mjaftuar vetëm një dekadë për të asgjësuar kulturën e këtij vendi duke vepruar si taleban.

Edi Rama i vuri rruspën teatrit kombëtar, bëri tregti me ikonat shekullore, rrafshoi pasuritë arkeologjike, po jep me qira Butrintin e së fundmi ka vendosur të lërë vendin për 4 vite pa muze historik, pasi historia e këtij vendi sipas tij dhe shpurës së tij që i referohen si Zeus, nis në vitin 2013.

Pas projektit 4 vjeçar të restaurimit të Muzeut Historik Kombëtar, që më siguri do kushtojë më shumë se restaurimi i Katedrales së Parisit, fshihet një projekt djallëzor që godina të kthehet në një objekt shërbimesh, teksa nuk përjashtohet mundësia që në një të ardhme të ketë fatin e godinës së Teatrit Kombëtar, pasi ai objekt model lindor prish ansamblin e kullave model Medelin të kryeqytetit.

Ata që flasin për turizëm në Tiranë kanë shkretuar bllokun e vilave të vjetra dhe çdo gjë që ishte pjesë e identitetit të këtij qyteti.

Tirana falë vizionit të dyshes Rama -Veliaj është kthyer në një muze të  hapur të kullave të krimit, i ngjashëm me kryeqytetet e narkoshteteve të Amerikës Latine.

Share it :