Mbledhja e qeverisë në Shkodër, ftesës i përgjigjen edhe 4 kryebashkiakë të opozitës

0
83

Disa prej kryebashkiakëve të opozitës iu janë bashkuar mbledhjes së qeverisë e cila zhvillohet ditën e sotme (9 mars) në Shkodër.

Në takim mësohet se kanë shkuar, kryebashiaku i Fushë-Arrëzit, Hilë Curri, ai i Pukës, Rrok Doda, kreu i bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi dhe i Kavajës, Fisnik Qosja.

 

Katër kryebashkiakët e opozitës kanë dalë nga listat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Hilë Curri, Rrok Doda, Albert Mëlyshi dhe Fisnik Qosja i japë përgjigjur pozitivisht ftesës dhe kanë vendosur që të marrin pjesë në takimin e qeverisë në Shkodër, ku janë mbledhur kabineti qeveritar, si edhe drejtuesit politikë e krerët socialistë të bashkive.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në një postim në Facebook njoftoi se në takim do të merrnin pjesë të 61 kryetarët e bashkive.

 

“Nisim takimin sot me anëtarët e qeverisë dhe 61 kryetarët e bashkive për sfidat dhe angazhimet e pushtetit vendor për Shqipërinë 2030”, shkroi ministri Mazniku.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here