Nga dritarja e shtëpisë së tij, Sali Berisha tha se Shkodra është qyteti më i braktisur nga qytetet e mëdha të Shqipërisë nga qeveria.
Ai shtoi se Edi Rama askush të mos mendojë se ka investuar në jug, sepse ndihet më jugor, por sepse ka investuar në jug për interesa të veta dhe të klanit të tij.Berisha: Shkodrës dhe veriut Edi Rama i bëri gjëmën. Ju duhet ta dini se Shkodra është qyteti më i braktisur nga qytetet e mëdha të Shqipërisë. Ndërkohë potencialet e Shkodrës nuk i ka asnjë qytet tjetër në Shqipëri, Europë dhe më gjerë. Nëse ka një qytet me një mrekulli natyrore, historike dhe çdo gjë është qyteti i Shkodrës të cilin e batërdisin bandat e Edi Ramës, Bajrat, Gjokajt, e bandat e tjera. Kështu është po të marrësh rrethet me radhë
Në 11 vite mezi përfundoi së asfaltuari 10 kilometra në rrugën Bajram Curri-Valbonë dhe dërgoi atje për tu nderuar të korruptuarin McGonigal dhe e çoi atje për ti dhënë atij titullin ‘Qytetar Nderi’ si anëtar i grupit kriminal të Edi Ramës. Kur e dërgoi Damianin për ti dhënë ‘Qytetin e nderit’ e dinte mirë se çfarë përfaqësonte McGonigali, një turp, një krim si vetja e tij.
Por ky është Edi Rama, ky është morali i tij, kjo është urrejtja e tij atërore, diskriminimi, përçarja e tij kombëtare. Edi Rama askush të mos mendojë se ka investuar në jug, sepse ndihet më jugor. Jo, ka investuar në jug për interesa të veta dhe të klanit të tij. Ju garantoj se investimet në jug janë investime kryekëput fitim prurëse për Edi Ramën dhe bandën e tij. Se prapa çdo investimi qëndron përqindja e tmerrshme që ka vjedhur për veten e tij.