Berisha: Rama, armik i shqiptarëve! I ka bërë gjëmën Veriut

0
82

Ish-kryeministri, Sali Berisha, është shprehur këtë të diel se Edi Rama i ka bërë gjëmën Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha u shpreh ndër të tjera se Rama është armik i shqiptarëve.

“Çdo ditë del e jep një lajm që po përfundon ura e Kukësit, e cila ka filluar 6 vite më parë.

Shkodrës dhe Veriut, Edi Rama i bëri gjëmën.

Shkodra është qyteti më i braktisur nga qytetet e mëdha të Shqipërisë, ndërkohë që potencialet e Shkodrës nuk i ka asnjë qytet tjetër në Shqipëri, Europë dhe më gjerë.

Nëse ka një qytet me mrekulli historike dhe natyrore është qyteti i Shkodrës, por këtë qytet e bastisën bajrat e Edi Ramës, Bajrat, Gjokët etj”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri deklaroi se edhe projektet që po financon në jug të vendit i bën për interesat e tij dhe miqve të tij.

Berisha tha se Edi Rama është një armik i qenies shqiptare, një anti-shqiptar më i egër që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, që ka si qëllim të zhbëjë kombin dhe vendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here