Konsumoi fotoksinë, humb jetën 70-vjeçari në Shkodër

Një 70-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën pasi sipas policisë, ka konsumuar në banesën e tij fotoksinëa.

70-vjeçari u transportua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes.

“Mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak se ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij, ka humbur jetën në spital, shtetasi L. Gj., 70 vjeç. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes”, thotë policia.

Share it :