Më datë 6 mars në faqën e Facebook, “Muzeu Historik Kombëtar” u shfaq një postim ku njofohej mbyllja e Muzeut për një periudhë 4 vjeçare për shkak të reastaurimit.
Njoftimi shokoi opinionin publik, por edhe agjencitë turistike, të cilat shprehën shqetesimin për një mbyllje të tillë të të vetmit muze historik në Tiranë, si destinacion për turistët.
Njoftimi për mbylljen, ashtu siç doli edhe u hoq, pa shpjegime.
Gjithësesi, zërat se Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet për katër vite nuk janë ‘rrufe në qiell të hapur’.
Kyçja e atyre pak institucioneve të kulturës që ka kryeqyteti shqiptar, nuk është gjë e re, madje, është tipari më dallues i një qeverie që ka për drejtues një person që thotë se nuk e ndaj dot mirë, ‘jam artist, apo politikan’.
Dhe karakteristika kryesore e këtij ‘as artisti, as politikani’ është alergjia ndaj institucioneve kulturore. Të gjithë e dinë që është i vetmi artist në botë, që kur ka marrë fuqi ekzekutive, i ka vënë fadromën një Teatri, monument kulture.
Mirëpo, çudirat në kabinetin e ‘as artistit, as politikanit’, nuk kanë të sosur.
Në kohën që shpallin mbylljen e muzeut për 4 vitë, ministria e linjës, Kulturës, shpall konkursin për drejtor të Muzeut Historik Kombëtar.
Pra, siç shihet, ministria e Kulturës, në vend të japë shpjegime për opinionin publik për mbylljen e Muzeut, për një periudhë katër vjeçare, që është më e gjatë se edhe vetë periudha kur ky Muze u ndërtua nga zero, (shtator 1978 – tetor 1981), del dhe vë tellallin se i duhet drejtor për një Muze të mbyllur.
Muzeu do mbyllet:
Ndërhyrjet në Muzeun Historik kanw qenw njoftuar si njw ‘paketw’, pjesë e 24 objekteve të rëndësishme tw trashëgimisë kulturore që do të mbështeteshin nga UNOPS dhe BE përmes programit Eu4 Culture në një fond prej 40 milionë eurosh. Në këtë rrjedhë është vetë UNOPS që në 5 janar të këtij viti ka çelur tenderin për “Restaurimin, rikonstruksionin dhe muzealizimin” e objektit. Ndërkohë që kjo garë është mbyllur në 31 janar, në programin EU4 Culture, që mundësoi edhe restaurimin e mozaikut në fasadë të Muzeut, e cila zgjati edhe ajo disa vite, është çelur në 21 shkurt tenderi që do të mundësojë “Mbikëqyrjen e ndërhyrjeve në Muzeun Historik”, ku aplikimet mbyllen në 14 mars. Një ditë para se Muzeut t’i vihet dryni.
Lajmi për mbylljen është jo i pabazë, po aq i vërtetë është edhe lajmi se qeveria kërkon edhe një drejtor për Muzeun që do të mbyllë, dhe kjo është një nga ato rastet, kur zë vend shprehja se, nëse do që të shkatërrosh kulturën, vendosi në krye një gjysmë artist. Por për fatin tonë të keq, gjysmë artisti është në krye të të gjithë Shqipërisë dhe prodhon nga këto thagmat çdo ditë. Është i vetmi ‘artist’ në botë, që kur mori fuqi ekzekutive në dorë, dhe jo pak, por ministër Kulture, kryetar bashkie dhe kryeministër së fundi, që ka mbyllur të gjitha kinematë e kryeqytetit, i ka shembur me fadromë kryeqytetit Teatrin Kombëtar, i ka mbyllur Galerinë Kombëtare të Arteve, po jep me konçension një nga pasuritë më unike në botë, siç është Parku Kombëtar i Butrintit…dhe s’dihet ku do të ndalojë….