Policia e Turqisë ka arrestuar 33 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik.
Të dyshuarit pretendohet se po planifikonin sulme para zgjedhjeve lokale në Turqi më vonë këtë muaj, ka njoftuar ministri i Brendshëm turk Ali Yelikaya të dielën, raporton agjencia “AP”.
“Të dyshuarit po përgatisnin dhe po kërkonin të ndërmerrnin veprime para zgjedhjeve të ardhshme lokale”, ka shkruar Yerlikaya në platformën “X”.
Zgjedhjet e ardhshme lokale në Turqi mbahen më 31 mars.
Policia anti-terror në Sakarya, në veriperëndim të Turqisë, ka konfiskuar armë, kesh dhe “dokumente organizative” gjatë bastisjeve.