Vinin baste sportive online, në pranga dy persona në Tiranë

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi vinin baste sportive online.

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara në dy lokale në Unazë të Re, u konstatuan shtetasit me iniciale, E. S., 31 vjeç, dhe E. V., 22 vjeç në celularët e të cilëve, u gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Sakaq në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar celularët që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Games”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. S., 31 vjeç, dhe E. V., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy lokale në Unazë të Re, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, celularët që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share it :