Burgosi’ familjen/ Del ekspertiza, Jetnor Zhaboli do të shtrohet në spital psikiatrik

0
82

35-vjeçari Jetnor Zhaboli, i cili mbylli gruan, nënën dhe vajzën në shtëpi, do të shtrohet në spitalin psikiatrik të Tiranës.

Në seancën gjyqësore të mbajtur sot, Gjykata e Tiranës ka vendosur ndryshimin e masës arrest me burg dhe shtrimin e 35-vjeçarit në spital.

Vendimi erdhi pas paraqitjes së ekspertizës mjekësore, e cila e përcaktoi se Jetnor Zhaboli nuk ka qenë i përgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve.

Zhaboli u arrestua pas denoncimit nga fqinjët për heqje të paligjshme të lirisë, teksa kishte instaluar në banesë kamera vëzhgimi me të cilat kontrollonte anëtarët e familjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here