Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është raportuar në Kretë të Greqisë, ku brenda një çifti shqiptarësh ka shpërthyer dhuna.
Siç raportojnë mediat greke mbrëmjen e së dielës një 25-vjeçar shqiptar ka rrahur rëndë me grushte e shkelma partneren e tij 24-vjeçare gjithashtu nga Shqipëria.
Në një tentativë për t’i shpëtuar dhunës së tij, vajza e ka shtyrë në ballkon dhe i ka mbyllur derën duke e lënë jashtë.
Mirëpo i riu nuk është ndalur, ai është hedhur nga kati i parë dhe ka mbetur i plagosur. Ai u arrestua në Pagni ku kishte shkuar për të marrë ndihmën mjekësore.