E rëndë në Korçë/ 31-vjeçarja konsumoi një sasi pesticidi, sillet drejt Tiranës për kurim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 31-vjeçare ka konsumuar një sasi pesticidësh.

E reja është dërguar për kurim drejt Spitalit të Tiranës

Njoftimi i policisë/ Korçë

Më datë 09.03.2024, një 31-vjeçare, banuese në Korçë, ka konsumuar një sasi pesticidi, në banesë.

Pas mjekimit në spitalin e Korçës, kjo shtetase u dërgua në Tiranë, për mjekim të specializuar.

Share it :