Gazetarja Ola Xama: U sulmua familja ime, pasi botova shkrimin për Veliajn dhe inceneratorin e Tiranës!

0
111

Gazetarja Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për sulmet ndaj saj, nga disa media, të cilat kanë ardhur pas një shkrimi ku raportohej për Erion Veliajn dhe lidhjet e tij me inceneratorin e Tiranës.

Xama tha që sulmet ndaj saj kanë qenë të një natyre personale, duke prekur edhe familjarët.

“Sulmet kanë nisur në korrik të vitit 2023, pas një shkrimi në BIRN ku raportoja për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku flitej për ekpozimin në procedurën e inceneratorit të Tiranës, të Erion Veliajt. Unë kam zbatuar dhe ndjekur të gjtiëh standartet e raportimit të mirë, i kam kërkuar koment.  Ai nuk u përgjigj. Të nesërmen disa media nisën sulmin duke më quajtur të paguar. Pastaj Veliaj më dërgon disa mesazhe, që më quan vrasëse me pagesë.

Në fundjavë “Gazeta Dita” hapet me një titull ku më quan kontraktore, sikru jam vrasëse me pagesë, duke përdorur të njëjtën gjuhë si Veliaj.

Unë mbi dosjen e SPAK kam bërë edhe artikuj të tjerë, për Arben Ahmetaj dhe për pastrimin e parave. Quhem e paguar nga Ahmetaj, kur unë kam shkruar edhe për akuzat e SPAK ndaj Ahmetajt.

Sulmet kanë vijuar dhe nuk janë marrë vetëm me mua, si një grua dhe nënë, që më cenojnë moralisht, por edhe bashkëshortin tim, familjarë të mi, sikur unë ndikohem nga punët e bashkëshortit tim, që ai të marrë tendera. Të gjithë mund ti kontrollojnë që nuk janë të vërteta. Unë dorëzova një padi lidhur me këtë cështje.

Nuk dua të viktimizohem, por asnjëherë nuk kam ngatërruar profesionin me akuzat dhe me marrjen me jetën personale me jetën e dikujt, nëse nuk ka interes publik.

Vendosa të bëj padi civile dhe pas kësaj sulmi ishte akoma edhe më i egër, ku më etiketojnë si kriminele me dy emra, pse kam marrë mbiemrin e bashkëshortit. Cilësohem si person që ka udhëtuar drejt Dubait, duke u bërë insinuata”, tha ndër të tjera Xama.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here