Këshilli i Ambasadorëve të SHBA, Boçi: Raporti qartëson se Rama është fajtori për shpalljen e Berishës “non grata”

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, duke komentuar raportin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, tha se vendimi për të shpallur “non grata” liderin e opozitës ishte ngjarja që ka përcaktuar betejën për të eleminuar opozitën, që ka përcaktuar favore për refgjimin e Edi Ramës dhe për mënyrën se si është paraqitur opozita në sytë e faktorit ndërkombëtar.

“Në raport theksohet qartazi se edhe mënyra se si u mor vendimi është anti-ligjore, nuk përputhet me legjislacionin amerikan, sepse vendimi është marrë në dhomë të mbyllur.

Raporti evedenton qartë se kush është Sali Berisha dhe kush është Edi Rama.

“Për herë të parë përdoret  termi: demokracia elektorale. Madje nga vetë ambasadorja Yuri Kim është thënë që na duhej një shembull, ndërkohë që raporti e thotë që nuk mund të fshihet fajtori I vërtetë që është Edi Rama.

E vërteta nuk mund të fshihet asnjëherë, kjo e vërtetë po shfaqet”, tha Boçi në Syri Tv.

Share it :