Grei Bihuci është 19-vjeçari i cili mbeti i vdekur pasi u godit me thikë nga Florjan Muka, 19 vjeç.
Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur për ngacmimet në rrjete sociale. 19-vjeçari ka ecur për pak metra pasi është plagosur para se të ndërronte jetë.
Bihuci studionte në degën TIK në shkollën profesionale “Petro Sota”. 19-vjeçari punonte edhe si kamerier pasditeve.
I plagosur gjatë sherrit mbeti ede një 20-vjeçari i cili ndërhyri për të qetësuar konfliktin. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/03/11/u-godit-per-vdekje-me-thike-pas-sherrit-me-adoleshentin-ne-fier-mesazhi-prekes-nga-shoket-e-shkolles-se-19-vjecarit/