Meta uron nisjen e Ramazanit: Agjërim të lehtë e të pranuar!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar në prag të nisjes së Ramazanit të gjithë besimtarët muslimanë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta uron që ky muaj i begatë të sjellë shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare.

Postimi i Metës

GËZUAR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT! []

Agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë!

Qoftë përkushtimi juaj ndaj Zotit dhe besimit gjithnjë e më i madh dhe me vepra të mira, siç na udhëheqin porositë e Profetit dhe Kurani, në shërbim të çdo qytetari dhe në veçanti ndaj më të pamundurve!

Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!

Share it :