Përfshihet nga flakët fabrika në Prishtinë, tymi i zi mbulon vendin

Një zjarr i madh ka rënë gjatë ditës së sotme në një fabrikë në Drenas.

Në pamjet e publikuara nga mediat e Kosovës duket tymi i zi, që ka mbuluar zonën.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se incidenti ka ndodhur në një fabrikë.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, deklaroi ajo.

Share it :