Rama: Çdo qeverisje tjetër pa mua, kërcënim për kthimin e vendit mbrapa

Kryeministri Edi Rama në një takim në Dibër në kuadër të procesit për rienergjizimin e PS, është shprehur lidershipi i forcës së tij politike është e pazëvendësueshme.

Rama tha se çdo lloj forme tjetër qeverisjeje që përfshin të tjerë në kushtet e sotme, me çfarë ka sot fusha lojtarë të vjetër e të rinj që janë më të vjetër se të vjetrit kur i dëgjon, është një kërcënim për kthimin e vendit mbrapa.

Vitet që kemi përpara janë të vështirë për të realizuar shumë detyra në të gjitha gradat e shikimit, 360 gradë duhet të përmirësojmë dhe realizojmë gjëra si Shqipëri.

Kjo kërkon lidership dhe lidershipi i PS është e pazëvendësueshme.

Çdo lloj forme tjetër qeverisjeje që përfshin të tjerë në kushtet e sotme, me çfarë ka sot fusha lojtarë të vjetër e të rinj që janë më të vjetër se të vjetrit kur i dëgjon, është një kërcënim për kthimin e vendit mbrapa”, tha Rama.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *