Shqiptarët paguajnë me gjak vendin e tyre të punës në Shqipëri, siguria në ambientet ku punojnë në nivele skandaloze !

0
71

Pak ditë më parë një incident tragjik u mori jetën dy personave teksa ishin duke punuar në ndërtim në Lushnje. Ngjarja e rëndë ku humbi jetën Roland dhe Elidion Hoxha, babë e bir, ndodhi në ditën e tyre të parë të punës.
Përtej fajtorit apo shkaktarit të rastit, kjo ngjarje është një shembull i rrezikut të madh me të cilin punëtorët shqiptarë përballen në vendin e punës.

Shpërthimi që mori jetën e tyre, duke plagosur gjithashtu shtatë persona të tjerë, dëshmon mungesën e masave të sigurisë dhe trajnimit të duhur për punëtorët në Shqipëri. Është e papranueshme që një person të humbasë jetën në ditën e parë të punës së tij, pasi puna duhet të jetë një mundësi për zhvillim dhe prosperitet, jo një rrezik për jetën.

Por ky nuk është një rasti i izoluar. Sipas statistikave vitin e kaluar, 11 punëtorë humbën jetën në vendin e tyre të punës, ndërsa 330 të tjerë u lënduan në vendin ku kishin shkuar për të siguruar bukën e gojës së tyre.

E gjitha kjo vjen në një moment kur rrogat në përgjithësi, përtej premtimeve propaganduese, janë shumë larg nivelit ku duhet të jenë.
Një nga sfidat kryesore që Shqipëria përballet në fushën e sigurisë në punë është kultura dhe mungesa e seriozitetit në ambientet e punës.

Shumë kompani ende nuk i japin rëndësinë e duhur sigurisë në punë dhe nuk zbatohen masat dhe procedurat e duhura për të minimizuar rrezikun për punëtorët. Kjo është shpesh e shgoqëruar edhe me mangësi në trajnimin e punëtorëve për të kuptuar rreziqet potenciale dhe për të ndërmarrë veprime paraprake për të shmangur avaritë.

Përveç rritjes së ndërgjegjësimit dhe edukimit për sigurinë në punë., mungon një zbatim i rreptë i ligjit dhe rregulloreve në lidhje me sigurinë në punë, duke përfshirë kontrollet e rregullta dhe ndëshkimin e atyre që shkelin rregullat.

Në fund, siguria në punë është një detyrim moral dhe ligjor për të gjithë. Punëtorët duhet të kenë të drejtën për të punuar në mjediset më të sigurta të mundshme, ndërsa punëdhënësit duhet të kenë përgjegjësinë për të siguruar këto mjedise.

Tragjedia e fundit duhet të shërbejë për autoritetet si një sinjal i rëndësishëm dhe I menjëhershëm për të ndërhyrë sidomos në sektorët e ndërtimit.
Në kushtet kur Shqipëria po përballet me emigrimin e të rinjve, për kushte dhe pagesa më të mira jashtë vendit, siguria në punë, duhet të jetë baza për t’u ofruar atyre një arsye të fortë të qëndrojnë në vendin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here