Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohet për grabitje.
Policia sqaron se 23-vjeçari ka grabitur një çek me vlerë 10 mijë euro në një subjekt ku ishte punësuar si kasier, dhe jua ka dorëzuar dy shtetasve të tjerë tashmë të shpallur në kërkim.
“Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi L. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. L., 24 vjeç dhe A. L., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi L. Sh. ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën, në subjektin ku ishte punësuar si kasier, një çek me vlerën 10 000 euro, të cilin më pas ua ka dhënë 2 shtetasve që janë shpallur në kërkim”,- njofton Policia.