Wisner-Nikollës: Duhet një parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që të respektohet opozita reale në Kuvendin e Shqipërisë, i cili duhet të jetë plotësisht funksional.

Qëndrimi është shprehur nga i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, gjatë një takimi me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Wisner ka theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, si dhe përpjekjet e saj në zbatimin e ligjit dhe kundër korrupsionit, teksa vendi ecën përpara drejt integrimit Euroatlantik.

“Një parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive për njerëzit, është thelbësor për përmbushjen e këtyre synimeve”, shprehet ai .

Qëndrimi i shprehur nga diplomati amerikan vjen  në një kohë kur Edi Rama nuk merr në konsideratë opozitën reale, ndërsa vijon lojrat me pseudo-opozita, ose me ata që ka zgjedhur t’I emërojë si opozitë.

Opozita prej muajsh kërkon në Kuvend ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare, bazuar në Kushtetutë, si një e drejtë themelore e opozitës, ndërsa Rama ka refuzuar jo një por plot 8 kërkesa, madje në mënyrë të njëanshme, në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës, ka ndryshuar edhe ligjin për Komisionet hetimore. Dhe gjithashtu Rama ka refuzuar edhe formatimin e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, duke vijuar lojrat politike.

Postimi i plotë:

“Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për të theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, si dhe përpjekjet e saj në zbatimin e ligjit dhe kundër korrupsionit, teksa vendi ecën përpara drejt integrimit Euroatlantik. Një parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive për njerëzit, është thelbësor për përmbushjen e këtyre synimeve.’

Share it :