Debatet në mbledhjen e Grupit të PD, Tritan Shehu: Të shpëtojmë Berishën! I kthehet Nallbati: Ti nuk ke bërë asgjë në Kuvend

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve Tritan Shehu dhe Bledjon Nallbati.

Ka qenë fillimisht Shehu i cili është shprehur se aksioni opozitar duhet të vijojë derisa ish-kryeministri Sali Berisha të shpëtohet nga arrestimi, por menjëherë ka ndërhyrë Nallbati, i cili me ton të ashpër i ka thënë se Shehu nuk ka bërë asgjë për aksionin opozitar në Kuvend.

Tritan Shehu: Ne duhet të shpëtojmë Sali Berishën nga arresti dhe për këtë duhet të vazhdojmë aksionin opozitar. S’kanë fare rëndësi këto që marrim

Bledjon Nallbati: Ik more, ti nuk ke bërë asgjë në Kuvend dhe flet këtu për aksionin.

Pas këtyre fjalëve ka nisur një debat edhe më i ashpër mes të dyve, me akuza ndaj njëri tjetrit, teksa ëhstë dashur edhe ndërhyrja e deputetëve të tjerë për t’i qetësuar.

Share it :