Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (12 mars) në mars, ku kanë mbetur të plagosur me armë zjarri dy persona.
Nga të shtënat mbetën të plagosur studenti i Akademisë së Sigurisë, Gjergj Ndërshtiqa dhe kunati i tij Gjon Nika.
Të plagosurit aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i djegur, i cili i përket të plagosurve.
Në makinë kanë qenë tre persona, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Dyshohet se autorët janë dy, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri kallashnikov dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Ngjarja ka ndodhur afër një lokali i cili ka kamera sigurie dhe policia po bën kqyerjen e tyre për identifikimin e autorëve. Autorët kanë djegur automjetin në një vend tjetër jo shumë larg nga ngjarja.