Gjendet një person i pajetë në Vaun e Dejës

Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Shelqet,  në Vaun e Dejës.

Sipas raportimeve të para i ndjeri e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 12:15, në fshatin Shelqet, në rrugë, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi V. D., 62 vjeç, banues në fshatin Shelqet. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit

Share it :