Kurti: Serbia është agresive! Paraqet rrezik për sigurinë dhe paqen në rajon

0
107

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se shtetet jodemokratike në Ballkanin Perëndimor janë rrezik për sigurinë dhe paqen në rajon

Sipas tij, dallimi etnik nuk është ai që shkakton konflikt, por autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotizmin në Moskë.

“Konfliktet nuk janë ndëretnike, nuk është dallimi etnik ai që shkakton konflikt. Por është autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotizmin në Moskë

Ne kemi paralajmëruar kaherë që shtetet jodemokratike edhe në rajonin tonë jo vetëm në lindje të Evropës janë rrezik për sigurinë dhe paqen. Natyrisht që këtë gjë hollësisht dhe thellësisht sikurse SHBA nuk mund ta di askush.

Ajo çka bëjmë ne është se përgatitemi maksimalisht me krejt çka mundemi dhe dimë, andaj përuruam këtë qendër shtetërore për siguri kibernetike, për trajnime të cilat do të merren dhe do të ofrohen aty”, tha Kurti, pasi u pyet nga gazetarët se a mund të ketë konflikte ndëretnike, ku mund të përfshihet Kosova.

Kurti theksoi se integriteti territorial, sovraniteti dhe siguria e qytetarëve do të jenë të pacenueshme, pavarësisht kush e kërcënon atë.

“Ne e kemi të qartë se fqinji jonë verior është agresiv dhe nevrik, por kjo na bënë të kujdesshëm dhe assesi të frikësuar”, tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here