Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë ulur në një tryezë për herë të parë pas disa javësh tensione dhe debate. Mbledhja drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa PD përfaqësohet nga Gazment Bardhi.
Opozita kërkoi ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare në mënyrë që të heqë dorë nga skenari i kaosit në Parlament.